×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi tërhiqet nga gara për të parin e PDK’së në Prizren, e bën për të ruajtur konsensusin në degë

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 17:06

    Në zgjedhjet brenda PDK-së në Prizren Ministri Kujtim Gashi, mori mbështetje nga anëtarësia në shumicën e nëndegëve, si asnjë kandidat tjetër deri më tash në këtë subjekt politik, për të garuar për të parin e degës. Por, pavarësisht kësaj, ai është tërhequr nga kjo garë, vetëm që të ruaj konsensusin në degën e këtij subjekti politik.


    Në degën e PDK’së, thonë se ministri Gashi, njihet si një personalitet unifikues, gjë që e ka dëshmuar edhe me veprimin e fundit.

    Gashi, në ditën e fundit të garës për kryetar të PDK-së në Prizren, ka vendosur,  të tërhiqet nga gara për të parin e PDK-së në këtë qytet.

    Tërheqjen për të parin e PDK’së në Prizren e ka konfirmuar sot vet ministri Kujtim Gashi.

    Ai ka vendosur për këtë hap duke e dhënë shembullin e vënies së fuqisë së politike, në procesin e ruajtjes së konsensusit të plotë në Degën e PDK-së në Prizren.

    Gjatë zgjedhjeve në Degën e Partisë Demokratike në Prizren ministri Kujtim Gashi mori mbështetje të gjerë nga anëtarësia, ndërsa mësohet se gëzon mbështetjen e 80 përqind të delegatëve  të nëndegëve të PDK-së.

    Përpara pozitës së kryetarit të Degës, Ministri Kujtim Gashi, e dëshiron unitetin e Degës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!