Gati 3 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2.811. raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315., ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,992 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.