Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, ka komentuar qëndrimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ofertës së djeshme të LDK-së për bashkëqeverisje.
Gaxherri me këtë rast ka ftuar Vetëvendosjen që të reflektoi dhe siç tha, t’i thërrasin mendjes.
Ajo shtoi se nuk ka kohë për zgjedhje mirëpo nëse një gjë e tillë imponohet nga VV-ja, atëherë LDK do të jetë e gatshme për një proces të tillë.
“Së pari unë ftojë VV-në të reflektoi dhe ndërtoi besim partneriteti. Me bllokada shkojmë në zgjedhje, për zgjedhje nuk kemi kohë, porse nëse duhet ne jemi gati. Së dyti, absolut i paqëndrueshëm rezulton arsyetimi se kryeparlamentari nuk mund ti kthehet LDK-së, meqë është proces i tyre. Mirë në rregull, por sipas parimit të tyre, (që nuk kthehemi në procese të kryera) atëherë ja se paskemi një proces që është i hapur dhe për të cilin nuk ka nevojë kthimi prapa. Është ai i kryeministrit. Po e hapim, për LDK-në dhe ne po e lëmë kryeparlamentarin e edhe çështjen e presidentit”, deklaroi Gaxherri.
Gaxherri e LDK-së tutje shtoi se mbetet optimiste se VV do të kthehet tek qëndrimet parimore me bazë, e të cilat nënkuptojnë se nuk ka mundësi që të ndërtoi partneritet me askënd duke mbajtur për vete të gjitha pozitat e larta të shtetit.
E pyetur se cilat janë zhvillimet e sotme në selinë e LDK-së Gaxherri tha se është ditë e zakonshme pune dhe se është normale që kryetari Mustafa ndodhet aty me obligime ditore.
“Është ditë e zakonshme e punës në selinë e partisë. E pashë në media që komentohet në forma të ndryshme, porse është e pakuptimtë kjo që thuhet sepse z.Mustafa ka dalë në zyrë sepse është kryetar dhe ka obligime”, shtoi Gaxherri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.