×
  • Lajme
  • Lajme

    GazetaBlic: Nesër edhe një deputete e PDK’së kalon në Vetëvendosje

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 20:47

    Sot Adelina Grainca la PDK-në dhe iu bashkua Vetëvendosjes.


    Por Gazeta Blic duke u thirrë në burimet e saj brenda Partisë Demokratike të Kosovës, se gjatë ditës së nesërme, deputetja e kësaj partie, Ariana Shoshi – Musliu, do të kalojë në Grup Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas kësaj gazete ky kalim i deputetes së PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndodhë për shkak të paknaqësive të Ariana Musliu – Shoshi, me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Zyrtarizimi i saj në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të bëhet këtë të hënë.

    Në anën tjetër, edhe një deputete e PDK-së ka kaluar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Adelina Grainca, ka marrë pjesë në votimin e Vjosa Osmanit presidente, teksa kryeministri Albin Kurti, e ka prezantuar edhe si zyrtarisht si anëtare të re të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kurse, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është duke u përmendur si e aderuara e radhës në partinë e Albin Kurtit.

    Kjo pasi që, deputetja Reshitaj, ka qenë prezente duke ia mundësuar Vjosa Osmanit të bëhet presidente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!