×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari britanik: Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Thaçin, fuqia e të cilit ka rënë

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 9:44

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.


    Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se SHBA-të nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës, shkruan Reporteri.net.

    Këto zhvillime i ka komentuar edhe gazetari i njohur britanik, Tim Judah, se oërderisa Kurti e ka kundërshtuar ekipin e ambasadorit Grenell, në anën tjetër i dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimore, Mathew Palmer po qëndron i heshtur.

    Sipas Judah  Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka rënë.

    “Moment interesant. Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar skuadrën e Richard Grenellit, ndërsa ekipi i dytë i SHBA-së, Palmers po heshtin. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka ra. Çfarë tjetër Kosovë”, shkruan ai.

    Kujtojmë se për dallim nga SHBA-të, Bashkimi Evropian e ka përshëndetur paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e tarifës mbi importet e lëndës së parë nga Bosnja dhe Serbia, duke e quajtur hap të parë dhe duke thënë se është në pritje të detajeve të reja.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot gjatë ditës për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!