Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem i madh në kryeqytet.
Shumë qytetarë janë bërë cak i sulmeve të tyre. Së fundi edhe gazetari Fidan Jupolli është sulmuar nga qentë në qendër të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur vet Jupolli, ku ka publikuar edhe foto duke marrë ndihmë mjekësore, shkruan Reporteri.net.
“E përjetova edhe këta me t’ kafshu Qeni! Edhe ata midis Prishtine! A vjen Tetori e me qit votën”, ka shkruar Jupolli në Facebook.
Nuk janë të rralla rastet, kur qytetarët kanë qenë viktimë e qenve endacak duke pësuar kështu lëndime të shumta trupore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.