×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Gjyshinca nuk mori vota të mjaftueshme për tu kandiduar për deputet nga dega e VV-së në Vushtrri

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 22:57

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca nuk mori votat e mjaftueshme nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri për të kandiduar si deputet.


    Ai nga bashkëpartiakët e tij në degën e Vushtrrisë ka marrë vetëm 19 vota.

    Reporteri.net ka siguruar numrin e votave që kanë marrë kandidatët nga Vushtrria.


    Ndërkohë që Gjyshinca në një pronocim për Reporteri.net ka thënë se pret që të futet në listë për deputet me propozim të Kryesisë së partisë apo të kryetarit Albin Kurti.
    Gjyshinca tha se asgjë nuk është definiteive dhe se duhet pritur listën përfundimtare.

    “E para e punës LVV i ka tri mënyra të propozimit të kandidatëve: Propozimet prej qendrave, propozimet nga kryesia e partisë dhe propozimet nga kryetari Albin Kurti. Sot është vendosur vetëm nga qendrat Nesër dhe pasnesër do të bëhen propozimet nga Kryesia dhe Kryetari Kurti. Krejt çka duhet të bëni është të prisni listën përfundimtare”, ka thënë Gjyshinca për Reporteri.net.

    Kujtojmë që sot Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka zgjedhur dy kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje me degë në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.

    “Sot u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri janë: Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi”, thuhet në njoftim e VV-së në Vushtrri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!