×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan dhe heq dorë nga procedurat penale

    Reporteri
    10 Nëntor 2024 | 15:49

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vendosur të falë sulmuesit që e goditën atë gjatë një incidenti të ndodhur më parë. Vendimi është marrë pas një takimi të kërkuar nga familjarët e sulmuesve dhe ndërmjetësimit të miqve të tij, Xhavit Haliti dhe Vehbi Shala.

    Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij përmes një postimi të bërë në Facebook ku dhe ka publikuar disa fotografi.

    Kryetari i Pejës ka theksuar se nuk do të kërkojë asnjë dëmshpërblim pasuror në këtë rast.

    “Me kërkesë të familjarëve të sulmuesve dhe përmes ndërmjetësimit të miqve të mi, kam vendosur që të fal sulmuesit për veprimin e tyre. Drejtësia do të bëjë punën e saj, por unë nuk do të vazhdoj me ndjekjen penale ndaj tyre, dhe as nuk do të kërkoj asnjë kompensim pasuror,” thuhet tutje në postimin e avokatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!