×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Muhaxheri nuk ia din ‘skajin’ pareve, kjo është pasuria milionëshe e tij

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 18:18

    Gazmend Muhaxheri do të vazhdojë edhe një mandat ta udhëheq degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.


    Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Pejë e kanë rizgjedhur Muhaxherin kryetar të kësaj dege edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

    Në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, ku ishin të pranishëm edhe deputetët Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj, kryetari aktual i degës së Pejës, Muhaxheri, mori besimin e delagatëve për t’i prirë LDK-së në Pejë.

    E sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2019, del se Muhaxheri ka 2.4 milionë euro pasuri të paluajtshme, sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsion.

    Pronësi e tij sipas këtyre të dhënave janë një tokë prej 10000 metra katrorë të cilën e ka blerë më 2012 dhe e ka vlerën 25000 euro, shtëpi dhe tokë të cilat i ka blerë më 2014 me vlerë 40000 euro dhe një tokë tjetër po ashtu e blerë për 25000 euro. Pjesën tjetër të pronës e ka konsideruar të përbashkët ose në emër të prindit.

    Po ashtu ai i ka deklaruar edhe dy vetura në vlerë të përbashkët prej 26 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!