Pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se me votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk është humbur as Çakorri dhe as Kulla, ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.
Gecaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Haradinaj Çakorrin dhe Kullën e ka pasur kurban për të ardhur dhe më vonë për të mbetur në pushtet, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
GJUAN GURIN – FSHEHË DORËN!“Kryeministri vazhdon të flasë se s’është humbur Çakorri e Kulla, i quan gënjeshtar kritikuesit”Duhet të jesh interesgji, i pashkolluar apo i padijshëm ta thuash por edhe ta besosh këtë deklarim! Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s. Çakorrin e Kullën i keni pasur kurban për të ardhur dhe më vone për të mbetur në pushtet! “Ja pafshi hajrin”!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.