×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas pavarësisë

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 16:56

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nëse Kosova anëtarësohet në Këshill të Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas Pavarësisë së Kosovës.

    Gërvalla tha se vendimi për aplikim për anëtarësim në këtë mekanizëm është marrë në kohën e duhur.

    “Tani është koha për të marrë vendimet e duhura. Prandaj, edhe kemi vendosur qe ketë vendim të rëndësishëm ta marrim tani. Ne besojmë që ky është hapi i duhur në kohën e duhur. Nga anëtarësimi fitojnë të gjithë dhe nuk humbet askush, fitojnë qytetaret e Kosovës, fiton rajoni, fiton Këshilli i Evropës”, ka thënë kryediplomatja në një konferencë për media të premten, raporton Telegrafi.

    Sipas saj, Kosova ka mbështetje, edhe me shkrim, të shumë shteteve anëtare të Këshillit Evropës.

    Ministrja e Jashtme ka thënë se nga bisedat me përfaqësues te Francës i është thënë se ky shtet e përkrah anëtarësimin e Kosovës më Këshillin e Evropës.

    “Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të Bashkimit Evropian edhe të Francës, ne na është thënë qe Franca e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse Franca ndërkohë mund të ketë ndonjë dilemë ne mund të bisedojmë por nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka thënë ajo.

    Gërvalla ka folur edhelidhur me afatet e anëtarësimit të Kosovës në KiE, duke thënë se është një proces i gjatë, ku ne kemi bërë vetëm hapin e parë.

    “Kjo procedurë për shtete të ndryshme ka zgjatur. S’mund të them a zgjatë 1 vit a 7 vjet, apo vetëm disa muaj”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!