×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla e mbyll debatin: Çështja e Ambasadës në Jerusalem është e kryer, nuk futemi në aventurat e rishqyrtimit të saj

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 0:09

    Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit, duke u shprehur bindshëm se kjo është çështje e kryer.


    Gërvalla gjithashtu tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë gjë.

    “Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në Kallxo.com.

    Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime, pjesë e së cilave u bë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan.

    Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte pjesë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

    Glauk Konjufca i VV-së gjatë zgjedhjeve pati thënë se “Nëse na kushtëzon BE, e largojmë ambasadën nga Jerusalemi”.

    Kjo për shkak se Bashkimi Evropian e vlerësoi “për keqardhje” këtë vendim të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!