×
  • Lajme
  • Lajme / Sulmi terrorist në Banjskë

    Gërvalla: Këtë herë “s’kemi hesap” t’i kthehemi Dialogut si zakonisht

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 19:47

    Kryediplomatja Donika Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndryshojë çasjen karshi Serbisë.

    Ajo ka përmendur faktet që institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë publikuar për lidhjen direkte të Serbisë me sulmin terrorist ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, Kosova ka konfirmuar se një nga terroristët i përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj policisë sonë ka shërbyer si truproje e shefit të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, në vitin 2013. Po ashtu kemi gjetur një çertifikatë që drejtpërsëdrejti e lidh ushtrinë serbe me një nga armët e sekuestruara”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Tutje, Gërvalla tha se politika zbutëse e Perëndimit karshi Serbisë ka dështuar dhe se ata duhet ta kuptojnë këtë.

    E njëjta ka theksuar se Kosova këtë herë s’mund ta përballojë t’i kthehet dialogut si zakonisht.

    “I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta kuptojë se politika zbutëse karshi Serbisë ka dështuar. Një kthim thelbësor është i nevojshëm. Regjimi i Vuçiqit paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Evropë. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi punës si zakonisht”.

    Bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Kryediplomatja Gërvalla takoi sot Korin Diplomatik në Kosovë para të cilëve paraqiti qëndrimet zyrtare karshi sulmit terrorist si dhe kërkoi që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë Serbinë. /Reporteri.net/.

    Kori Diplomatik në Kosovë “merr shënime”, Kurti dhe Gërvalla kërkojnë të dënohet sulmi terrorist ndaj Policisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!