×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në vitin 2014: Ramush Haradinaj është kriminel ordiner, e ktheu Dukagjinin në vend të krimit

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 19:16

    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, ka patur akuza të rënda për shumë ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç Kadri Veselit, të cilin e quante koka e një organizate kriminale, Rexhep Selimit, figure e botës së krimit, Gërvalla pati fjalë aspak të mira edhe ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinajn.


    Në vitin 2014, Donika Gërvalla e quante ish-komandantin e Zonës së Dukagjinit kriminel ordinder.

    Në Rubikon, ajo e fajësonte Haradinajn për shdërrimin e Dukagjinit në një zonë të krimit.

    “Unë e kam quajt kriminel ordiner. Dukagjini është vendlindja ime. Zoti Haradinaj së bashku me njerëzit e tij, Dukagjinin e kthyen në një zonë krimi. Madje edhe qytetet si Peja e Gjakova, të cilat ishin qendra të kulturës dhe qytetërimit, u kthyen në zona të egra, ndoshta më të egrat për nga krimi në Kosovë”, thoshte Gërvalla, përcjellë Reporteri.net.

     

    Ndërkaq AAK-në, partinë që edhe sot e udhëheq Haradinaj, e cilësonte si të kapur nga krimi që ka nevojë të çlirohet nga vetvetja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!