Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ushtrimin e djeshëm të FSK-së në “Europe Deffender 2021” ia ka atribuuar si sukses të Qeverisë së saj.
Ndonëse pjesëmarrja në këtë ushtrim është fryt i angazhimit disa-vjeçar të FSK-së dhe planifikim afatgjatë nga miqësia me SHBA-të dhe vendet anëtare të NATO-s, Gërvalla këtë nuk ka hezituar ta cilësojë si lajm të mirë, të mundësuar nga qeveria Kurti.
Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky ishte ndër lajmet e mira dje të një qeveria që ajo thotë ka punë dhe jo fjalë.
“1.2 milion vaksina, homologimi, Europe Defender 2021. Çdo ditë nga një hap, nganjëherë edhe më shumë se një. Kemi premtuar punë dhe jo fjalë”, ka shkruar Gërvalla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.