×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës, e falënderon për mbështetjen “gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë”

    Reporteri
    05 Korrik 2024 | 8:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

    Gërvalla e falënderoi ambasadoren për rolin e saj si ambasadore në Kosovë, “për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë dhe rajon” si dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në misionin e ri”.

    “Gjatë këtij takimi, Ministrja Gërvalla dhe Ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe rreth progresit të arritur viteve të fundit nga Republika e Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe në politikën e jashtme, proceset integruese si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme.

    Ministrja Gërvalla vlerësoi lart kontributin e ambasadores në fuqizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!