×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Kelmendi i tregon Albin Kurtit pse nuk mund të ua ndalojë mjekëve të punojnë në sektorin publik dhe privat njëkohësisht

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:11

    Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka reaguar ashpër liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke i thënë se me deklaratat e tij rreth ndalimit të mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat, është manipulim dhe mashtrim ndaj popullit.


    Ai përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi thotë se një vendim i tillë duhet të rregullohet edhe me ligj.

    Tutje, ai i ka thënë Kurtit se nuk ka fuqi për të bërë ndryshime kushtetuese.

    Postimi i plotë:

    Albin, ndali manipulimet, nuk je opozitar, je kryeministër në ardhje!

    I nderuari kryeministër në ardhje Albin Kurti, deklarimi i juaj lidhur me ndalesën e mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat është manipulimi i juaj i rradhës.
    Pse?
    Në mandatin 2010-2014 kur edhe unë edhe ti kemi qenë deputet, një vendim të tillë e ka realizuar ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani.

    Ministri Agani ka arritur që me ligjin për shëndetësi ta ndaloj punën e dyfishtë të mjekëve, edhe në sektorin publik edhe privat.
    Por këtë ligj që ndalon punën e dyfishtë të mjekëve, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese me iniciativën e disa deputetëve në krye me Shaip Mujën.

    Kështu që i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë.
    Kështu që ju nuk e keni fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese.

    Unë përsonalisht jam viktimë e politikëbërjes së keqe dhe të korruptuar.
    Unë jam Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe ende jam i pa punë. Para rreth 3 viteve kam përfunduar specializimin dhe ende jam i pa punë.

    Por si qytetarë i Kosovës nuk dua që të jem edhe viktimë e manipulimeve politike nga ju si kryeministër potencial.
    Ju lutem mos manipuloni, mos e mashtroni popullin.
    Lërini manipulimet dhe deklarimet populliste, nuk jeni opozitar, jeni kryeministër në ardhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!