×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Kelmendi kritikon Kurtin: Po hesht për shkeljen e integritetit territorial në veri të Mitrovicës

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 8:23

    Kreu i partisë, FJALA, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas vendimit që shteti serb e mori për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri të Kosovës.


    Ai thotë se karantina në veri të Mitrovicës nga Serbia është bërë me dijeninë e institucioneve shtetërore.

    Kelmendi thotë se krerët e shtetit po heshtin për shkeljen e integritetit territorial në veri të Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Të dashur pjesëtar të Policisë së Kosovës!

    Sa më vjen keq për ju.
    Sa e sa gurët dhe tjegullat kanë rrënë mbi kokën tuaj.
    Sa e sa shishe molotovi kanë rënë mbi trupin tuaj.
    Sa e sa shumë prej jush keni mbetur me pasoja fizike të përjetshme.

    A thua vallë kush iu bëri këtë?

    Këto sulme i kishit nga ata që kundërshtonin çdo gjë që vinte nga Serbia.
    Ndërsa sot ata me krenari thonë:
    – mjekët nga Serbia po e ndihmojnë Kosovën,

    -karantina në veri të Mitrovicës është bërë nga Serbia por me dijeninë tonë,

    -Po këta po heshtin për shkeljen e integritetit territorial në veri të Mitrovicës.

    -Po këta ia dhuruan 2 ministri Listës Serbe pa e votuar ajo fare qeverinë e tyre.

    -Po këta që dikur rrokullisnin kamionët që vinin nga Serbia, sot ia hapën dyert e mbyllura këtyre kamionëve.

    Nuk u desht ma shumë se 60 ditë për ta treguar këta fytyrën e vërtetë të ideologjisë së tyre.

    Të dashur polic, as PAN-i në të kaluarën, as LDK-ja dhe tani as këta të VV-së nuk po iu dhurojnë atë çka vërtetë e meritoni.

    Por mos keni merak, se është dikush që nuk iu harron, që nuk iu humbë mundin dhe iu shpërblen.
    Ai është ZOTI i Madhëruar.
    ZOTI iu ruajt polic të dashur të Kosovës .

    Gëzim Kelmendi

    https://www.facebook.com/gezimkelmendipersonal/posts/3258847624139266

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!