×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakova merr masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 10:46

    Kjo është bërë me qëllim të respektimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për reduktimin e stafit.


    “Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 17.06.2020, me qëllim të parandalimit të COVID-19, komuna ka njoftuar se Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ndërmerr këto masa:

    Reduktimin e stafit të punëtorëve të administratës, në përputhje me manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Ata që do të qëndrojnë në shtëpi, do të kryejnë detyrat online nga shtëpia.

    Ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palët e interesuara. Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që të ju kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online.

    Shërbimi i tatimit në pronë dhe ofiqarisë do të jetë i hapur për qytetarë, me staf të reduktuar.

    Qytetarët që hyjnë brenda objektit të komunës, obligohen të jenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse.

    Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrollë rigoroze lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha institucionet publike dhe private”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!