Në shumë qytete të Kosovës nuk po respektohen masat anti-covid, veçanërisht për mosmbajtje të dasmave.
Së fundmi në qytetin e Gjakovës janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve kanë mbajtur dasma dhe dy të tjerë pronarë të lokaleve që nuk i kanë respektuar masat.
Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë se 4 personat janë arrestuar, por më pas janë liruar.
“Janë arretuar 4 persona, dy pronarë të lokaleve dhe dy të tjerë për të shkak të dasmave, por që të gjithë janë liruar në procedure të rregullt me vendim të prokurorit”, ka thënë Graishta për Reporteri.net.
Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar është hapur rast ndaj një pronari të një lokali në fshatin Landovicë të Prizrenit, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.