×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovari përfundon në pranga, po bashkëjetonte me një vajzë të mitur

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 8:54
    Ilustrim

    Një person është arrestuar në Gjakovë, ka bërë të ditur policia e Kosovës.


    Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se ky person, është arrestuar dje rreth orës 18:00, pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës, ishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Me datë 21.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës femër kosovare (e mitur), kishin vendosur që të bashkëjetojnë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!