×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovë: Dy persona arrestohen pasi vodhën 85 pako cigare

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 8:55

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Gjakovë për vjedhje të cigareve dhe të një televizori.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 85 pako cigare dhe një televizor, që dyshohet se ishin vjedhur,

    “Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!