×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Gjakovë: Suspendohen dy policë, një tjetër dërgohet në mbajtje për 48 orë për “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 14:59

    Një zyrtar policor në Gjakovë është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ““ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”, shkruan Reporteri.net.

    Gjithashtu, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policor, për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”, gjë për të cilën po hetohet në procedurë të rregullt.

    Komunikata:

    Duke ju referuar kontrollit të realizuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për vepren penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Lidhur me rastin e njëjtë dy zyrtarë policorë hetohen në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”

    Si pjesë e procedurave administrative IPK ka rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve (tre zyrtarëve policorë) të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!