Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të qëndrojë i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçak do të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend, shkruan Reporteri.
Kjo është bërë e ditur përmes një një njoftimi për media lëshuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Aty po ashtu bëhet e ditur se Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë gjatë vizitës që pritet të zgjasë nga data 13 deri më 15 tetor.
“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim”, thekson njoftimi.
Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është bllokuar për shkak të Asociacionit. Pala kosovare nuk ka pranuar që të dialogojë për këtë temë, derisa, për të njëjtën kanë insistuar në Beograd. /Reporteri.net