×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden dy granata dore skaj një rruge në Suharekë

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 9:17

    Dy granata dore janë gjetur skaj rrugës kryesore në qytetin e Suharekës.

    Policia në raportin 24-orësh thotë se Njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën për të parandaluar rreziqet.

    “Suharekë / 13.10.2024 – 10:47. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore”.

    “Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!