×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden eshtra njeriu të mbështjellur në një batanije në Pejë

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 10:31

    Në Pejë janë gjetur disa eshtra të cilët dyshohet se janë të njeriut.


    Një person ka raportuar në Polici se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut.

    Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast.

    “Pejë 17.04.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një batanije ku në të kishte disa eshtra të cilët dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe është njoftuar ekipi i patologëve dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes për tu marrë me rast”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!