Janë gjetur mbetje mortore në qytetin e Gjakovë, dhe dyshohet se trupi i personit ishte me veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së.
Policia thotë se ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, që është punëtori i varrezave.
“Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë vorri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë”, njofton policia.
Policia më tej thuhet se dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është varrosur aty.
Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet së shpejti të dali dhe Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftës. /Reporteri.net/.