×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara në Prizren

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 15:04

    Ekipet e Doganës në Prizren kanë ndërmarr një operacion kontrolli ndaj disa subjekteve me veprimtari farmaceutike.


    Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 3 barnatore dhe zyrat e një biznesi ku ka pasur dyshim për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.

    Gjatë kontrollit në 3 lokacione janë gjetur sasi e konsiderueshme e medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.

    Sipas një komunikate nga Dogana e Kosovës në një lokacion (barnatore) është zbuluar një vend i fshehur i modifikuar ku janë mbajtur barnat e kontrabanduara. Ndaj këtyre subjekteve do të iniciohet procedurë penale, ndërsa malli i është nënshtruar ndalimit dhe konfiskimit të përkohshëm.

    Sasia e përgjithshme e mendikamenteve të kontrabanduara është 688 pako të llojeve të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!