Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person nën dyshimet se ka dhunuar një vajzë.
E njëjta ishte në kërkim të policisë. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit është liruar në shtëpi, derisa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin për dhunim të viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit në IML lirohet në shtëpi, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.