×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur, 54 vjeçarja që jetonte e vetme në Prishtinë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 22:36

    Një 54 vjeçare e cila jetonte krejt e vetme në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në kryeqytet është gjetur pa shenja jete.


    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se sot rreth orës 12:00 është marrë informata se një person që jeton e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të del nga shtëpia.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete.Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

    Tutje u shtua se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa për rastin policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!