×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua në Suharekë, Policia nis hetimet

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 9:20

    Një grua në Suharekë është gjetur e vdekur në banesën e saj, dje rreth orës 16:00. Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se sipas mjekut, trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës dhe se dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, shkruan Reporteri.net.

    “HETIM I VDEKJES – Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur  pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut  trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!