Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Imzot Nikprelaj”.
Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.