Një grua është gjetur e vdekur në terasën e një banesë në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar për Reporteri.net se ata ishin njoftuar nga një person i afërt me viktimën se që nga mbrëmë, ajo s’ishte përgjigjur në telefon.
Sipas Rugovës, Policia e ka hapur derën me forcë ku e ka gjetur viktimën pa shenja jete.
“Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afërt me viktimën, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjes me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Rugova./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.