×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur në banesën e tij, ish-prokurori Agron Matjani

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 11:40

    Është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ish-prokurori Agron Matjani.


    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar se një person është gjetur i vdekur por nuk ka dhënë detaje, por burime të Reporteri.net mësojnë se bëhet fjalë për ish-prokurorin Matjani.

    “Në mëngjes kemi marrë informacionin nga familjarët se është gjetur një person pa shenja jete në banesë tij. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë, prokurorisë të cilët po punojnë në zbardhjen e këtij rasti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!