×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 8:50

    Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës mbrëmë në Komunën e Istogut.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai ka thënë se viktima është gjetur i shtrirë në fshatin Studenicë.

    “Mbrëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

    “Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore”, ka bërë të ditur ai, derisa ka thënë se po hetohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!