×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një grua e vdekur në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 10:16

    Një grua është gjetur e vdekur në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për këtë rast.

    “Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hyzri Talla’ në Prishtinë, është i shtrirë një person (femër – 1942). Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me rastin po merren njësitë përkatese policore”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo tha se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

    Nuk dihen shkaqet e vdekjes, policia po merret me rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!