Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete.
Policia e Kosovës përmes një shkrese zyrtare, e ka konfirmuar rastin dhe ka konstatuar se viktima është femër me iniciale M.I, 39 vjeçare, shkruan Reporteri.net.
Më poshtë komunikata e Policisë së Kosovës:
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” ne Prishtinë,saktesisht ne nje shtepi, gjendet një person pa shenja jete.
Me te marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim te prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohe qe njësitet policore janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimte”, thuhet në komunikatë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.