×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar në Istog

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 18:17

    Mëngjesin e sotëm në Gurrakoc të Istogut një person është gjetur pa shenja jete.


    Rastin për Reporteri.net ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, i cili ka thënë se viktima është me inicialet T.P. dhe viti i lindjes 1970.

    “Sot rreth orës 9:00. Policia është lajmëruar për njkë rast në Gurrakoc. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Rugova.

    Rugova ka deklaruar se ende nuk dihen rrethanat që mund të kenë çuar deri tek vdekja e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!