×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 13:48

    Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar sot takimin e radhës në kuadër të dialogut teknik, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Përgjatë këtij takimi Kosova dhe Serbia kanë arritur nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë.

    Pas kësaj ka reaguar edhe Gjermania, ku zëdhënësi i Qeverisë së Gjermania, Steffen Hebestreit shteti gjerman mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Urime kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës dhe Miroslav Lajčák! Siç ka nënvizuar kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon: Gjermania mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hebestreit në Twitter.

    Marrëveshja për Energjinë ishte nënshkruar para gati një dekade, saktësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të vitit 2015.

    Sipas kushteve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), do t’i lëshojë licencë Elektroserverit.

    Qytetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë deklaruar se kanë pranuar faturat për energjinë elektrike nga “Elektrokosmet”, që konsiderohej si kompani ilegale.

    Qytetarët në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nuk kanë paguar rrymë për më shumë se dy dekada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!