×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania shprehet e gatshme t’i ndimojë Kosovës në rast nevoje rreth koronavirusit

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 16:45

    Gjermania shprehet e përkushtuar t’i ndihmojë Kosovës në rast të ndonjë rasti me koronavirus, ose çfarëdo ndihme tjetër.


    Kjo u bë e ditur përmes ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili pati një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

    Përmes një njoftimi për media nga MSH, thuhet se kryetemë e këtij takimi ishin masat e ndërmarra lidhura me situatën në raport me Koronavirusin, Covid –19, ku u diskutua për praktikat më të mira të preventivës dhe menaxhimit të situatës.

    “Plani i gatishmërisë dhe i Reagimit kundër Covid-19 i Qeverisë së Kosovës është fleksibil duke na mundësuar që ta ndryshojmë nga çasti në çast, me qëllim të përshtatjes me zhvillimet në terren. Jemi duke vepruar sipas Planit të veprimit të paraparë”, deklaroi në këtë takim ministri Vitia.

    Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë, Christain Heldt tha se Gjermania ka vullnetin që ta përkrahë Republikën e Kosovës për çfarëdo ndihmë që i duhet gjatë kësaj faze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!