×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjesti shembullor i taksistit kosovar: Gjen kuletën plot me para në veturë, ia kthen qytetarit

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 11:25

    Gjatë ditës së djeshme një taksist në Fushë Kosovës ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash, dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor, shkruan Reporteri.net.


    Policia e Kosovës ka thënë për Reporterin se paratë janë gjetur në veturën e taksistit në fjalë.

    Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli dhe i njëjti i është kthyer prapë.

    “Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte.

    Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.

    I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve.

    Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlersojmë shumë , ndau edhe kohën e tij për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!