×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan: Sekuestrohen rreth 200 pako cigaresh, fleta për mbështjellje e një filtër

    Reporteri
    05 Dhjetor 2023 | 17:42

    Policia e Kosovës, e asistuar edhe nga Dogana e ATK, ka kryer sot një bastisje në një shtëpi dhe një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan, për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar ”.

    Pas kontrollimit, policia ka sekuestruar rreth 200 pako cigaresh, fleta për mbështjelljen e tyre e një filtër.

    “Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,

    Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.

    Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.

    Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .

    Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.

    Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!