×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilanasi i dehur i rrah familjarët, i bën për spital

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 8:38

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Gjilani, meqenëse i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët e tij.


    Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë me dije se dy prej familjarëve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    “Rr. Elena Gjika, Gjilan, 10.02.2021-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjaret pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!