Një tentim-vjedhje nga hajnat në Gjilan dje pas mesnatës ka përfunduar keq, shkruan Reporteri.net.
Kjo pasi që dy hajnat u zunë në flagrancë nga pronari i shtëpisë të cilës kishin hyrë për ta vjedhur.
Ai ishte përleshur fizikisht me ta, duke pësuar lëndime trupore që të tre,
Policia ka thënë se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre (si i dyshuar) është ballafaquar me dy të dyshuarit të cilët i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur, dhe gjatë përleshjes në mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime.
Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.