×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini për dialogun: Shtetet evropiane kanë negociuar 13 vjet për marmelatën dhe çokollatën

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 22:21

    Kryetari i Gjakovës, njëherësh nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi.


    Ai në RTV Dukagjini tha se shtetet evropiane kanë negociuar 13 vjet për marmelatën dhe çokollatën

    “Shtetet evropiane kanë negociuar 13 vjet për marmelatën dhe çokollatën. Nuk po dua të them se edhe ne me Serbinë do të negociojmë për marmelatën e çokollatën por kemi shumëçka për të negociuar. Kosova duhet ta ketë listën e saj se për çfarë duhet të negociojë. Kosova duhet të shkojë me platformë të vet në dialog që nuk do të lejojë prekjen e kufijve dhe funksionimin e  shtetit demokratik, tjerat gjëra mund të shihen”, tha ai.

    “Ne jemi të interesuar që Qeveria të ketë sukses në dialog dhe ne te jemi pjesë e atij suksesi për aq sa na takon në Kuvend”, u shpreh Gjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!