×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së: Donika Shwarz, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përbëjnë treshen anti-Kosovë dhe anti-UÇK

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 14:38

    Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se “Donika Schwarz, mjerisht nga pozita e Ministres së Jashtme, po e prezanton Gjykatën Speciale si një krijesë shqiptare.”


    Kështu u shpreh ai në Facebook, gjersa shtoi se në këtë mënyrë, shefja e diplomacisë kosovare po e shfajëson Serbinë kriminale që gjatë këtyre 20 viteve ka fabrikuar dëshmi me qëllimin e vetëm për të dënuar përpjekjen dhe luftën e drejtë për liri të shqiptarëve të Kosovës.

    “Donika Shwarz ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në betejën e saj për të shfajësuar Serbinë.”

    “Shfajësimi i Serbisë për gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve, do të kishte përmasa katastrofale për shtetin e Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare.”

    “Në luftën e saj kundër shtetit të Kosovës, Donika Schwarz e ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Raif Osmanit. Këta përbëjnë treshen anti-Kosovë dhe anti-UÇK”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!