Betim Gjoshi, anëtari i Kryesisë së PDK-së e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, oër heshtejn pas rritjes enorme të infektimeve me Covid-19
“Qysh po mundet Albin Kurti të heshtë dhe ta bëjë gjumin e qetë? Këto nuk janë veç statistika, por familjarë të njerëzve të vendit tonë. Shteti ka dështuar të ballafaqohet me pandeminë. Qeveria as nuk po vërehet”, ka shkruar Gjoshi.
Sipas tij në këto këto kohë të rënda, mungon shteti dhe njerëzit që e drejtojnë atë.
“Sa e rëndë heshtja e Albin Kurtit! A thua si po mundet Albin Kurti të heshtë dhe ta bëjë gjumin të qetë?”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se vetëm në 24 orët e fundit 14 qytetarë kanë vdekur dhe janë shënuar 1 mijë e 541 raste të reja me Covid-19
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.