Betimi Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me mashtrimin e komedianëve në të cilin ka rënë kryeministri Albin Kurti, duke thënë se sot është konfirmuar se Kurti është ‘‘një palaço politik.
Në reagimin e tij, Gjoshi ka theksuar se kjo s’është për të qeshur, duke shtuar se Kurti e sheh veten si lider vizionar porse nuk dallon një thirrje tallëse.
Ai ka deklaruar edhe se Kosova meriton ma mirë.
Postimi i plotë:
Nëse dikush kishte ende dyshime se Albin Kurti është një palaço politik, sot mori konfirmimin më të madh: një Kryeministër që bie pre e dy komedianëve rusë, duke menduar se po flet me presidentin e Letonisë!
Dhe çfarë bën ai në këtë “takim të rëndësishëm”? Shanë opozitën, sulmon mediat dhe nënçmon administratën amerikane!
Në fakt, kjo nuk është më as për të qeshur. Kemi një Kryeministër që e shet veten si lider vizionar, por nuk arrin as të dallojë një thirrje tallëse nga një bisedë zyrtare. Një “burrë shteti” që më shumë ka folur fshehurazi kundër aleatëve sesa ka punuar për qytetarët e Kosovës.
E vetmja pikëpyetje në këtë episod tragjikomik mbetet kjo: cili ishte më palaço – komedianët apo Kryeministri? Kosova meriton ma mirë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.