×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me armë zjarri në një aheng në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 9:19

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë një herë me armë zjarri në një aheng.


    Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:38 në Prishtinë.

    Tutje, Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se ka sekuestruar një revola.

    “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!