Dy javë më parë u terrorizua kryeqyteti, pasi në një nga lokalet e natës kishte “luftë”.
Në lokalin “Duplex” u shkrepën armë mes sigurimit dhe një grupi në krye me Astrit Mehmetin që njihet tek prishtinasit me nofkën “Llepota”.
Si pasojë e gjuajtjes me armë mbetën të plagusor katër persona.
Pavarësisht se kanë kaluar dy javë nga kjo ngjarje e rëndë, “Llapota” që njihet si kreu i grupit së bashku me 6 persona të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se po vazhdon t’i kërkojë ata, ndërsa janë arrestuar vetëm dy persona lidhur me këtë rast.
“Lidhur me rastin në fjalë janë identifikuar personat e përfshirë në rast. Deri tani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 2 persona të dyshuar, ndërkohë që 7 të dyshuar të tjerë janë në kërkim policor”, ka thënë për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Kujtjojmë se të plagosur katër pjesëtarë të sigurimit të lokalit, Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala, deri më tani policia ka arrestuar vetëm dy persona.
Më poshtë mund të shikoni video nga përleshja me armë mes grupit dhe sigurimit të lokalit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.